Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar zyrtarisht vendimin e Këshillit të Evropës, për ta kaluar aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare, duke hedhur kështu një hap më tej drejt aderimit të vendit në strukturën e lartë evropiane.
“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe bëhu sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE”, shkruan Begaj.
I hail the decision of the Committee of Ministers, for the passage to the Parliamentary Assembly of the legitimate request of Kosova for membership in the Council of Europe.
Congratulations 🇽🇰 and may you be as soon as possible, a full member of the CoE!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 24, 2023
E para që reagoi lidhur me vendimin ndërkaq, ishte ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila e quajti zhvillimin “një hap të parë të rëndësishëm”.
“Lajm i mirë nga Këshilli i Evropës! Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’ia dërgojë Kuvendit Parlamentar për mendim. Një hap i parë i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill!”, shkruan kryediplomatja në Twitter.
Great news from the Council of Europe! The Committee of Ministers decided to accept Kosova's application for membership & send it to the Parliamentary Assembly for its opinion. An important first step towards granting Kosova its rightful place in the Council!
— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) April 24, 2023
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla garantoi në reagimin e saj se institucioni që ajo drejton “do të vazhdojë lobimin deri në pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe evropiane”.
“Një lajm i bukur nga Strasburgu. Komiteti i Ministrave miratoi sot kalimin për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë lobimin deri në pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe evropiane”, u shpreh kryekuvendarja shqiptare.
Një lajm i bukur nga Strasburgu.
Komiteti i Ministrave miratoi sot kalimin për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të aplikimit të 🇽🇰 për anëtarësim në KiE.
Kuvendi i 🇦🇱 do të vazhdojë lobimin deri në pranimin e 🇽🇰 në organizatën më të madhe evropiane.— Lindita Nikolla (@NikollaLindita) April 24, 2023
Kërkesa e Kosoves për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës u miratua me 33 vota, nga 31 vota të nevojshme, që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Njoftimin për kalimin e kësaj faze të parë në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në KiE e dha ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në median sociale “Facebook”.
KiE: Merret vendim që aplikimi i Kosovës t’i përcillet Asamblesë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi