Shqipëria

Begaj dekreton emërimet e ambasadorëve të propozuar nga Qeveria


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar diplomatët e rinj që do të përfaqësojnë Shqipërinë jashtë vendit.

Zhaklina Peto emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.

Adia Sakiqi emërohet në Republikën Federale të Gjermanisë.

Blerta Kadzadej emërohet në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo-rezidente.

Ervin Bushati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo-rezident.

Kurse Ridi Kurtezi emërohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

Sakaq, lirohet Ridi Kurtezi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

Lirohet Artur Kuko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

Po ashtu Kastriot Robo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

Gjithashtu lirohet Floreta Faber nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo-rezident.

Dhe Adia Sakiqi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), jorezident.

Nisja e procedurave

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri nisi më herët procedurat për emërimin e shtatë ambasadorëve të rinj në misione të ndryshme diplomatike.

Emërimi i parë i propozuar është Ridi Kurtezi si kandidat për Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zhaklina Peto është menduar për ambasadore në Malin e Zi, ndërsa Adia Sakiqi si ambasadore në Republikën Federale të Gjermanisë.

Diplomatë të tjerë në krye të misioneve do të jenë: Ervin Bushati si ambasador në Shtetet e Bashkuara, Ilir Gjoni në NATO, Vasilika Hysi në misionin e përhershëm të Shqipërisë në OKB dhe Meri Kumbe si ambasadore në Shtetin e Izraelit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pohoi më herët se qëndrimi i ambasadorëve shqiptarë në selitë e huaja diplomatike, ishte zgjatur përtej kohës që parashikon ligji i Shërbimit të Jashtëm në Republikën e Shqipërisë.

Por, megjithatë, pavarësisht kësaj, do të duheshin edhe deri në gjashtë muaj të tjerë, për t’i zëvendësuar ata.

Kështu deklaronte ai, i ftuar në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Lidhur me ambasadorët, Begaj shtjelloi se procedurat ligjore do të ndiqeshin rreptësishtë në këtë proces.

Po ashtu, se është në konsultime të vijueshme me kryeministrin e vendit, Edi Rama, lidhur me emrat e mundshëm, të cilët mund të zëvendësojnë ambasadorët aktualë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore