Lajme

BE kërkon të shkëpusë varësinë nga Kina për materialet e baterive


Bashkimi Evropian ka votuar një plan për të siguruar më shumë nga materialet kritike të nevojshme për të bërë panele diellore, bateri makinash elektrike dhe elementë të tjerë kyç të tranzicionit të gjelbër.

Kështu, Parlamenti Evropian ra dakord të diversifikojë furnizimet e lëndëve të para kritike dhe të shkurtojë burokracinë për kompanitë minerare.

Në një përpjekje për të reduktuar varësinë nga Kina, planifikon të sigurojë që deri në vitin 2030 të mos mbështetet në një vend të vetëm për më shumë se 65 për qind të furnizimit me ndonjë lëndë të parë strategjike.

Detajet e aktit, i cili u miratua me 515 vota pro dhe 34 kundër, tashmë do të negociohen mes parlamentit dhe këshillit.

Për të drejtuar ekonominë e grupit me energji të pastër në vend të lëndëve djegëse fosile, BE-ja ka nevojë për lëndë të para kritike si litium për bateritë e makinave elektrike dhe silikon për gjysmëpërçuesit në panelet diellore.

Aktualisht mbështetet në një pjesë të vogël të vendeve, përfshirë Kinën, për t’i furnizuar ato.

Sakaq, propozimi i ri vendos objektiva për nxjerrjen, përpunimin dhe riciklimin e lëndëve të para kritike.

Ai kërkon që BE-ja të ndërtojë kapacitetet deri në vitin 2030 për të nxjerrë materiale që plotësojnë të paktën 10 për qind të kërkesës së saj dhe për të përpunuar materiale që plotësojnë 50 për qind të kërkesës.

Kjo, me një klauzolë që lejon që deri në 20 për qind të kapacitetit të ri përpunues të vijë nga partneritetet me tregjet në zhvillim.

Po ashtu duhet të rrisë kapacitetin e riciklimit për të mbledhur, renditur dhe përpunuar 45 për qind të materialeve strategjike në mbetjet e veta për riciklim.

Kërkesa globale për secilin prej pesë mineraleve kritike – nikel, kobalt, litium, bakër dhe neodymium – do të rritet nga 1.5 deri në shtatë herë deri në fund të dekadës, sipas një skenari neto të emetimeve zero nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ekspozoi varësinë e tepërt të kontinentit në importet e gazit rus, politikanët dhe bizneset evropiane janë përpjekur të marrin mineralet kryesore nga një gamë më e gjerë furnizuesish.

Ndërkohë, disa ambientalistë kanë ngritur shqetësime se akti do të hapë vende të tilla si Finlanda, e cila është shtëpia e një sërë mineralesh kritike, ndaj minierave që janë shumë të dobëta të rregulluara për të mbrojtur natyrën. Ata kanë kritikuar propozimin për përshpejtimin e dhënies së lejeve pa ngritur standardet mjedisore që duhet të ndjekin kompanitë minerare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore