Lajme

BE-ja përjashton Kosovën nga grantet e Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor


Bashkimi Evropian

Kosova, Mali i Zi dhe entiteti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, kanë mbetur jashtë granteve që Bashkimi Evropian ka miratuar për projektet në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Vlera e përgjithshme e kornizës është 2.1 miliardë euro dhe fushat në të cilat Kosova kishte paraqitur propozimet janë në transport të qëndrueshëm, energji të pastër, mjedisi dhe klima, kapitali njerëzorë, e ardhmja digjitale si dhe bujqësia aty ku përfshihet sektori privat.

Pra, me të gjitha këto elemente Kosova për momentin është përjashtuar.

Kosova ka përfituar nga ky mekanizëm që nga viti 2009.

Deri më 2021, kjo kornizë ka mbështetur 30 projekte në Kosovë në vlerë prej 1.8 miliard eurosh, raporton Radio Evropa e Lirë.

Përveç kësaj mase Kosovës iu është anuluar pjesëmarrja edhe në stërvitjen ushtarake ‘Defender Europe 2023’ pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovës, ku kryetarët e komunave hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Protestuesit serbë e kishin kundërshtuar ashpër këtë vendim, që nga 26 maji ata janë duke protestuar kundër këtij vendimi.

Gjatë kësaj periudhe nga Serbia janë arrestuar tre policë të Kosovës ata pretendojnë se të njëjtit kanë qenë në territorin e tyre, ndërsa nga institucionet e Kosovës është thënë se policët kanë qenë brenda zonës së Kosovës.

Të njëjtit pastaj ishin liruar.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët, gjatë kësaj periudhe mbi 30 gazetarë janë sulmuar nga grupet kriminale të Serbisë.

Një varg sanksionesh tepër serioze janë pregatitur tashmë nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga kryeministri i vendit Albin Kurti për uljen e tensioneve në veriun e territorit të banuar me serbë etnikë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka ndarë me shtetet anëtare një pjesë të “skicës” për disa nga “masat shtrënguese” të cilat do të ndërmerren ndaj Kosovës, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për uljen e tensioneve në veri.

Qetësimi i situatës në pjesën veriore të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja lokale atje dhe kthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë tri kërkesat e përbashkëta të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e gjendjes në terren.

Ekskluzive: Sanksionet mund të fillojnë sot – “nëse s’ka reflektim, Kurti izolohet”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore