![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/04/skynews-novo-nordisk-webovy_6082175.jpg)
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar përdorimin e Wegovy për trajtimin e obezitetit tek adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart.
Opinioni përkatës u miratua nga Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP) më 31 mars, raporton Reuters.
Ilaçi Wegovy nga koncerni farmaceutik danez Novo Nordisk (NOVOb.CO), i cili më parë përdorej për humbje peshe nga pacientët e rritur, tani mund të pihet edhe nga adoleshentët.
Konkluzioni pozitiv i komitetit është “një njohje e rëndësishme e nevojës mjekësore të paplotësuar midis adoleshentëve që jetojnë me obezitet dhe nevojës për opsione shtesë trajtimi”, tha prodhuesi në një koment të Reuters.
Ilaçi tashmë është i disponueshëm në Danimarkë dhe Norvegji.
Kompania nuk ka bërë të ditur se kur planifikon ta sjellë atë në tregun e vendeve të tjera të BE-së.
Ju kujtojmë se Wegovy, një ilaç i bazuar në semaglutide, aktivizon GLP-1, një hormon që shkakton ndjenjën e ngopjes në trup pas ngrënies.
Mund të blihet vetëm me recetë të mjekut.
Wegovy është miratuar në SHBA dhe Bashkimin Evropian për trajtimin e obezitetit tek të rriturit.
Në dhjetor 2022, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi ilaçin për fëmijët 12 vjeç e lart.
Pas kësaj, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandoi gjithashtu përdorimin e këtij ilaçi për humbje peshe tek fëmijët 12+.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Parisi i dhuron botës ceremoninë më madhështore në historinë e Lojërave Olimpike
-
Ethet Oropuche, dy vdekjet e para në botë regjistrohen në Brazil
-
Kina dhe Rusia organizojnë patrullën e parë të përbashkët bombarduese pranë Alaskës
-
Tre anëtarë të dyshuar të IS në Belgjikë akuzohen për planifikimin e një sulmi terrorist