Kosova

BE-ja ia dërgon opozitës draft-statutin e Asociacionit


Ilustrim

Partitë opozitare në Kosovë kanë pranuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nga ana e Bashkimit Evropian, të cilin Kosova e pranoi javë më parë.

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, të premten, i ka thënë Albanian Post, se kjo parti ka pranuar zyrtarisht, të enjten, draft-statutin e përpiluar nga komuniteti ndërkombëtar.

“Po, dje zyrtarisht e kemi pranuar draft-statutin”, tha ajo shkurt për AP duke mos dhënë detaje shtesë.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar, se zyrtarisht BE-ja ju ka dërguar draft-statutin e Asociacionit.

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javë më parë, në Kosovë kishte takuar krerët e partive opozitare, për të diskutuar për mbarëvajtjen e dialogut.

Pas takimit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, patën deklaruar se gjatë takimit me Lajçakun nuk e kanë parë draft-statutin.

Por, ndryshe nga homologët e tij opozitarë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte konfirmuar se gjatë takimit ka arritur që ta lexojë draftin nen për nen, por jo ta marrë me vete.

Draft-Statuti im është i avancuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore