Lajme

BE-ja i kërkon Bosnjës më shumë reforma për t’i nisur bisedimet për anëtarësim


Bashkimi Evropian i ka kërkuar Bosnjë e Hercegovinës të bëjë më shumë reforma në mënyrë që të mundë t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Union, tha të martën

Kështu të paktën ka bërë të ditur, të martën, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, pas takimit që delegacioni nga Bosnja bëri  me komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Varhelyi, pas takimit, ka deklaruar se sheh një përkushtim për reformat në Bosnje e Hercegovinë dhe avancim pozitiv.

“Jam i bindur se Bosnja e Hercegovina mund të bëjë më shumë dhe më mirë, e në këtë drejtim po punon Këshilli i Ministrave [i BiH]. Po shohim përparim të madh në reforma, qeveritë e reja janë vendosur në të gjitha nivelet, shpejt po miratohen buxhetet dhe të gjitha partitë politike e kanë shprehur integrimin në BE si prioritet të tyre”, tha Verhelyi.

Ai e përmendi pranverën e vitit 2024 si afatin kur do të mundë të miratohej një vendim për nisjen e negociatave të anëtarësimit për Bosnjën.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviç, tha se vendi i tij nuk ka asnjë alternativ tjetër pos integrimit në BE.

“Dua t’ua rikujtoj të gjithëve në Bosnjë e Hercegovinë se ne në BE i eksportojmë rreth 75 për qind të të mallrave që i eksportojmë në përgjithësi. Me rajonin kjo arrin në 94 për qind. Ne nuk kemi opsion tjetër, edhe pse disa mund të kenë simpati për ndonjë hapësirë tjetër gjeografike, ne fatin e kemi kah Brukseli“, tha Konakoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore