Shqipëria

BB: Mbështesim politikat ekonomike shqiptare ndaj krizave


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kanë marrë mbështetje të plotë për politikat ekonomike të ndjekura ndaj pandemisë dhe goditjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në një takim virtual të zhvilluar me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë qendrore, Anna Bjerde, u vlerësuan përpjekjet e Shqipërisë për rimëkëmbjen pas goditjeve që pësoi.

“BB-ja mbështet përpjekjet e Shqipërisë për ekonomi gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, për qëndrueshmëri dhe jetesë të mirë për të gjithë”, ka thënë Bjerde.

Të dyja palët ndërkaq, kanë ndarë opinione të përbashkëta mbi ekonominë blu. Për mbështetjen më të gjerë mbi programin e BB-së në Shqipëri po ashtu.

Përtej pandemisë, e cila goditi gjithë globin, Shqipëria u përball edhe me tërmetin e 26 nëntorit 2019. Ky i fundit, shkaktoi dëme të shumta në godina dhe shtëpi. Mbi të gjitha, për zonat e Durrësit dhe Laçit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore