Sport

Bayern, poker golash ndaj ish-ekipit të Nagelsmann-it


Bayern Munich ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 4-1 përballë Leipzig-ut. Julian Nagelsmann me Bayern-in ka thyer lehtësisht ish-ekipin e tij, Leipzig-un.

Edhe pse të zotët e shtëpisë, Leipzig-u, zotruan topin në 53%, bavarezët ishin më kërkues dhe më të saktë përpara portës kundërshtare.

Goli i parë i takimit do të vinte që në minutën e 12. VAR akordon një penallti në favor të Serge Gnabry-t. Ekzekutimin e 11 metërsisht e mori përsipër, Robert Lewandowski, që e dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë edhe pse do të kishte raste, nuk pati gol tjetër. Me fillimin e pjesës së dytë, miqtë do të shënonin edhe dy herë të tjera.

Fillimisht shënoi talenti, Jamal Musiala në të 47 minutë dhe më pas Leroy Sane në të 54 minutë. Vendasit ngushtuan disi rezultatin falë golit të, Konrad Laimer-it, në minutën e 58.

Por, goli që do të vuloste shifrat përfundimtare të takimit do të vinte në minutën e 90+1, kur Eric Maxim Choupo-Moting shndroi në gol një asist të dhënë nga Joshua Kimmich.

Me fitoren e arritur, Bayern-i numëron 10 pikë në katër ndeshje, duke qëndruar në vendin e dytë pas Wolfsburg-ut që nuk njeh humbje ose barazim në katër takimet e para.

Leipzig-u ne katër ndeshjet e para në Bundesliga numëron vetëm një fitore dhe tre humbje, duke u pozicionuar në vendin e 13 në renditje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore