
Bayern Munich nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit gjerman.
Për bavarezët ky është barazimi i tretë radhazi në Bundesliga dhe në shifrat 1-1. Më herët barazuan me Leipzig dhe Koln.
Në takimin e kësaj të shtune, Bayern kaloi i pari në avantazh me golin e Leroy Sane në minutën e 34-të.
Mirëpo, miqtë do të realizonin golin e barazimit në minutën e 69-të me të përherëshmin Randal Kolo Muani.
Më herët në Bundesliga u zhvilluan pesë takime të tjera.
Mainz fitoi 5-2 ndaj Bochum. Borussia Monchengladbach fitoi 4-1 në transfertën e Hoffenheim.
Union arriti të fitonte në shifrat 2-0 derbin me Hertha-n. Freiburg fitoi 3-1 ndaj Augsburg. Ndërsa, Werder Bremen triumfoi 2-1 ndaj Wolfsburg.
Me rezultatet e kësaj të shtune hapet gara për titull në Bundesliga.
Bayern udhëheq me 37 pikë. Një pikë me ka Union Berlin. Leipzig ka 35 pikë dhe në vendin e katërt qëndron Freiburg me 34 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com