Sport

Bayern Munich vendos kundër afrimit të Jonathan Tah


Jonathan Tah

Revista gjermane “Kicker” raporton se Jonathan Tah nuk do t’i bashkohet Bayern Munich-ut.

Pas negociatave të gjata me Bayer Leverkusen, Bayern Munich ka vendosur të mos nënshkruajë me Tah.

Raporti pretendon se vendimi është marrë së fundmi nga drejtuesit e lartë të klubit bavarez.

Nëse Matthijs de Ligt, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United, largohet apo jo nga klubi, me sa duket nuk është një faktor vendimtar.

Përveç holandezit, Bayern ka gjashtë lojtarë të aftë për të luajtur në mbrojtjen qendrore, përkatësisht Eric Dier, Dayot Upamecano, Hiroki Ito, Minjae Kim, Josip Stanisic dhe Tarek Buchmann.

Tah, i cili thuhet se ishte i etur për t’u bashkuar me Bayern-in, ka kontratë me Leverkusen-in deri në vitin 2025.

Më herët “Kicker” kishte raportuar se dy klubet kishin arritur një marrëveshje për 25 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse, por ende duhet të finalizoheshin disa detaje specifike.

Dhe, tani duket se ato detaje specifike nuk kanë mundur të rregullohen mes dy klubeve, çfarë ka sjellë edhe largimin e Bayern-it nga negociatat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore