Sport

Bayern Munich-u dhe Dortmund-i në garë për mbrojtësin e Freiburg-ut


Dy gjiganët e Bundesliga-s gjermane, Bayern Munich-u dhe Borussia Dortmund-i kanë një ovjektiv të përbashkët në merkato.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, të dy skuadrat synojnë qendërmbrojtësin e Freiburg-ut, Nico Schlotterbeck-un.

22-vjeçari është një nga elementët më premtues të mbrojtjes në Bundesliga-n gjermane. Në fillim të këtij viti, ai mori edhe ftesë nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Në një deklaratë të para një muaji, Schlotterbeck-u e pranoi faktin që i pëlqen të luajë me një nga skuadrat e mëdha të Bundesliga-s.

“Unë nuk jam një njeri që domosdoshmërisht dëshiron të luajë ne Angli ose Spanjë. Gjithmone kam dashur të luajë në Bundeslige dhe mundësisht me klubin më të mirë”, tha Schlotterbeck-u për “Kicker”.

Mbrojtësi është produkt i akademisë së Freiburg-ut. Pas huazimit te Union Berlin-i, verën e kaluar ai kaloi te skuadra e parë e Freiburg-ut, të cilët aktualisht renditen të tretët në kampionat.

Kontrata e Schlotterbeck-ut me klubin përfundon në verën e 2023. Kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro sipas “Transfermarkt”-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore