Sport

Bayern Munich synon transferimin e heroit të Kroacisë


Portieri i Kroacisë, Dominik Livakovic, ishte një ndër figurat kryesore në Kupën e Botës, Katar 2022.

Livakovic ishte ndër më meritorët që Kroacia e preku gjysmëfinalen, duke bërë pritje vendimtare, sidomos në ndeshjen çerekfinale ndaj Brazilit, që kroatët e fituan pas penalltive dhe kjo falë gardianit të tyre.

Portieri 27-vjeçar ka kontratë të lidhur me Dinamo Zagreb-in deri në verën e vitit 2024 dhe në drejtim të tij janë duke ardhur oferta të ndryshme nga klube të mëdha evropiane.

Siç shkruajnë mediat gjermane, Livakovic-in tani e kërkon skuadra e Bayern Munich.

Bavarezët duhet të bëjnë pa numrin një të tyre në pjesën e mbetur të sezonit, pasi Manuel Neuer pësoi një dëmtim duke skijuar.

Tani ata kërkojnë ta marrin portierin e kombëtares kroate, që gjithashtu mund të shihet e ardhmja në portën e tyre, pasi që Neuer tani më i ka mbushur 36 vjet.

Mediat gjermane theksojnë se Bayern do ta bëjë një ofertë në afatin kalimtar të janarit për portierin e Dinamo Zagreb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore