Sport

Bayern Munich synon shitjen e Corentin Tolisso-s


Corentin Tolisso ka shpenzuar katër sezone tashmë te Bayern.

Më 1 korrik të vitit 2017, Tolisso u transferua te Bayern nga Lyon.

Karrierën e tij me klubin bavarez Tolisso e filloi shumë mirë, por duket se ai nuk është në planet e trajnerit të ri të bavarezëve, Julian Nagelsmann.

Për këtë arsye, klubi bavarez po synon shitjen e tij këtë verë.

Kjo edhe sepse Bayern nuk dëshiron që francezin ta humbasë me parametra zero.

Sipas L’Equipe, gjermanët janë të gatshëm të pranojnë një ofertë prej 10 milionë eurove për shërbimet e Tolisso-s.

Të interesuar për të, janë katër klube, tre nga Premier League dhe një nga Serie A.

Arsenal, Manchester United, West Ham dhe Juventus janë skuadrat të cilat janë të gatshme ta paguajnë shifrën e lartëpërmendur për të marrë në skuaër francezin.d

Me Bayern-in, Tolisso ka luajtur 96 ndeshje, duke shënuar 18 herë e asistuar 12 herë.

Në Bavari, Tolisso ka arritur të shijojë edhe suksesin e të qenurit kampionë Evrope, pas triumfit në Champions League në vitin 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore