Përballje

Bayern Munich shkatërron Lazion, arrihen tri rekorde nga “bavarezët”


Bayern Muich e mposhti në udhëtim Lazion me rezultat 4:1, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët vulosën fitoren qysh në pjesën e parë, duke shënuar tre herë.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, e hapi serinë e golave qysh në minutën e nëntë, me të cilin u bë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Ky ishte goli i 72-të i Lewandowskit në Ligën e Kampionëve dhe e bën që ai ta kalojë legjendën e Real Madridit, Raul, dhe të ngrihet në vendin e tretë, prapa Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Jamal Musiala dyfishoi epërsinë e Bayernit në minutën e 24-të, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që shënon gol në Ligën e Kampionëve për Bayernin.

Në minutën e 42-të, Leroy Sane shënoi për 0:3, ndërsa dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, “bavarezët” e katërfishuan rezultatin përmes autogolit të Acerbit.

Vetëm pas dy minutave, Joaquin Correa shënoi për 1:4, por ky mbeti goli i vetëm i shënuar nga vendasit në këtë përballje.

Me këtë fitore, Bayern Munich mbetet i pamposhtur si mysafir për herë të 17-të me radhë, rekord i ri i Champions League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore