Sport

Bayern Munich refuzon ofertën ‘qesharake’ të Man United për Matthijs de Ligt


Matthijs de Ligt

Manchester United thuhet se ka parë të refuzuar një ofertë prej 30 milionë paundësh për qendërmbrojtësin e Bayern Munich-ut, Matthijs de Ligt.

Man United ka qenë aktiv gjatë merkatos së verës, me Joshua Zirkzee dhe mbrojtësin Leny Yoro që kaluan në “Old Trafford”.

Erik ten Hag dëshiron të ribashkohet me ish-kapitenin e tij te Ajax, De Ligt dhe deklaroi publikisht interesin e United për qendërmbrojtësin përpara fitores së ndaj Rangers të premten.

Dhe, kreu i futbollit të gazetës gjermane “Bild”, Christian Falk pretendon se United bëri ofertën e parë për mbrojtësin.

Ai shkroi në Twitter: “Manchester United ofron 35 milionë euro (30 milionë paundë) për Matthijs de Ligt. FC Bayern e ka refuzuar ofertën”.

“FC Bayern kërkon 50 milionë euro (42 milionë paundë) plus bonuse. Bayern-i duhet të shesë lojtarë për të blerë lojtarë të rinj. Negociatat mes klubeve vazhdojnë”, theksoi ai.

Më parë është raportuar se De Ligt ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Mançesterit pasi Ten Hag kërkon të shtojë një nënshkrim të dytë holandez të verës, por aktualisht nuk ka marrëveshje mes dy klubeve.

De Ligt aktualisht po shijon pushimet pas pjesëmarrjes me Holandën në Euro 2024, pavarësisht se nuk u paraqit në një ndeshje në turne.

24-vjeçari ka pasur paraqitje të përziera që kur iu bashkua Bayern-it nga Juventus-i dy vjet më parë në një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë rreth 68 milionë paundë.

United është i prirur t’i ofrojë mbrojtësit luftarak një kontratë afatgjatë me klubin si një shenjë investimi në një lojtar që kërkon të kthehet në maksimumin e tij pas disa vitesh të përziera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore