Përballje

Bayern kërkon fitoren e parë në javën e dytë të Bundesligës


Të dielën e javës së dytë në Bundesligë, do të luhen vetëm dy ndeshje.

Dueli i parë do të jetë mes Hoffenheim dhe Union Berlin në ora 15:30, ndërsa i fundit me Bayern Munich dhe FC Koln në ora 17:30.

Bayern kërkon fitoren e parë në sezonin e ri të bundesligës, pasi barazuan me rezultat 1:1 përballë Bayern Monchengladbach.

Ndërsa FC Koln fituan ndeshjen e parë me rezultat 3:1 përballë Hertha Berlin-it.

Bayern fituan ndeshjet e tyre të fundit, pesë ditë më parë, kundër Borussia Dortmund-it për Superkupën e Gjermanisë, e kjo mund të shërbejë si motivim për ndeshjen e dytë në Bundesliga.

Në anën tjetër ndeshja mes Hoffenheim-it dhe Union Berlin-it do jetë interesante, pasi të dy skuadrat kanë gjetur pikët e para në ndeshjet e kaluara.

Në ndeshjen e parë Hoffenheim mposhti Augsburgun me rezultat 4:0, kurse Unioni Berlin-it barazoi kundër Bayer Leverkusen me rezultat 1:1.

Momentalisht në Bundesligë, vetëm Wolfsburg ka arritur të fitojë dy ndeshjet e para, dhe radhiten të parët me gjashtë pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore