Sport

Bayern-i pranë rinovimit me sulmuesin e tyre


Eric Maxim Choupo-Moting po kalon momente shumë të mira me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.

12 gola dhe tre asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Bayern-in, kan bërë që drejtuesit e klubit ta mendojnë rinovimin e kontratës për sulmuesin 33-vjeçar.

Mediat gjermane raportojnë se akordi për rinovimin e kontratës mes klubit dhe lojtarit është arritur, derisa bavarezët kanë pranuar kërkesën e tij për një pagë sezonale 10 milionë euro, trefishi i asaj që përfiton aktualisht.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për t’u diskutuar kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla dhe më pas lojtari afrikan do të firmosë deri në verën e vitit 2024.

Kujtojmë që Choupo-Moting është pjesë e bavarezëve që nga vera e vitit 2020, kur erdhi nga Parisi si transferim i lirë.

Deri në tani, ai ka luajtur në 76 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Bayern-it, prej të cilave ka shënuar 30 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore