Sport

Bayern-i kërkon zgjatjen e kontratës së Goretzka-s përpara Euro 2020


Bayern Munich-u po kërkon të zgjasë kontratën e Leon Goretzka-s përpara se të zhvillohet Euro 2002, raporton Bild.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit përfundon në 2022 dhe muajin e kaluar vetë lojtari tha se e dëshironte rinovimin me bavarezët.

Mesfushori kaloi në Mynih në 2018 nga Schalke 04 pasi përfundoi kontratën në “Veltins Arena”.

Me Bayern-in, Goretzka ka luajur 111 ndeshje, ku ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 27 asiste. Gjithashtu ka fituar një Ligë të Kampionëve, dy kampionate, dy Kupa të Gjermanisë, një Superkupë të Europës dhe një Superkupë të Gjermanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore