Përballje

Bayern fiton bindshëm përballë Freiburg, Leverkusen mposht minimalisht Hertha Berlin-in


Ndeshjet e së shtunës në Bundesligë ishin interesante dhe befasuese.

Freiburg – Bayern Munich

Ndeshja mes Freiburg dhe Bayern përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:4.

Dueli ishte interesant dhe dominues nga Bayern Munich.

Pjesa e parë ishte e qetë, me mundësi të shumta por pa gola.

Të parët shënuan mysafirët në minutën e 58-të me anë të Leon Goretzka-s.

Pas vetëm pesë minutash, ishte Nils Petersen, i cili shënoi golin e barazimit për Freiburg-un.

Në minutën e 73-të, Bayern shënuan përsëri për të marr epërsinë me anë të Serge Gnabry-t.

Nëntë minuta pas golit të dytë, Bayern shënuan përsëri me anë të Kingsley Coman.

Për golin e fundit të ndeshjes u përkujdes Marcel Sabitzer, i cili shënoi në minutën e 96-të.

Bayern radhiten në pozitën e parë me 66 pikë, ndërsa Freiburg janë në vendin e pestë me 45 pikë.

Bayer Leverkusen – Hertha Berlin

Ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Hertha Berlin përfundoi me fitoren e të parëve me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte e dominuar nga vendasit, por me shumë mundësi për dy skuadrat.

Të tre golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte kryesisht e qetë.

Goli i parë u shënua në minutën e 35-të nga Lucas Alario, i cili i dha epërsinë Leverkusen-it.

Për të dyfishuar epërsinë u përkujdes Karim Bellarabi, i cili shënoi pesë minuta pas golit të parë.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Hertha shënuan me anë të Vladimir Darida, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një pikë.

Bayer Leverkusen radhiten në pozitën e tretë me 51 pikë, ndërsa Hertha Berlin-i janë në vendin e 17-të me 26 pikë.

Ndeshjet e tjera në Bundesligë përfunduan kështu:

Arminia Bielefeld 1:1 Stuttgart

Eintracht Frankfurt 0:0 Greuther Furth

Hoffenheim 1:2 Bochum

Kujtojmë se në ora 18:30 fillon edhe ndeshja e fundit e së shtunës në Bundesliga mes Borussia Dortmund dhe RB Leipzig.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore