Përballje

Bayern barazon përballë Union Berlin-it, Leverkusen mposhtet nga Freiburg-u


Ndeshjes e së shtunës në Bundesliga ishin interesante dhe të befasishme.

Dueli mes Union Berlin-it dhe Bayern Munich-ut përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Bayern dominuan të gjithë ndeshjen, por nuk po arrinin të gjenin portën për të shënuar.

Goli i parë u shënua nga vendasit, në minutën e 12-të me anë të Sheraldo Becker.

Pas vetëm tre minutave Joshua Kimmich barazoi rezultatin, por bavarezët nuk arritën të shënojnë më pas këtij goli.

Në anën tjetër, Bayer Leverkusen u mposht nga Freiburg me rezultat 2:3.

Epërsinë, të parët e morën Leverkusen-i në minutën e 16-të me anë të Kerem Demirbay.

Por, në pjesën e dytë, Freiburg shpërthyen me dy gola të shpejtë, me anë të Ginter dhe Gregoritsch.

Më pas, në mintuën e 65-të, Patrik Schick shënoi për të barazuar rezultatin, por pas vetëm shtatë minutave, Ritsu Doan shënoi për t’i dhënë fitoren Freiburg-ut.

Ndeshjet e tjera në Bundesligë, përfunduan kështu:

Bochum 0:2 Werder Bremen

Stuttgart 1:1 Schalke

Wolfsburg 2:4 FC Koln

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore