Sport

Bayer Leverkusen me ofertë zyrtare për Marcelo-n


Marcelo nuk ka bërë asnjë lëvizje që kur i ka skaduar kontrata me Real Madridin këtë verë, por tani ai ka marrë një ofertë zyrtare nga Bayer Leverkusen, shkruan Foot Mercato.

Mbrojtësi i majtë 34-vjeçar ende nuk ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm, megjithëse ai mendohet se është gjithashtu në radarin e Nice të Ligue 1 dhe skuadrën e Serie A Monza.

Marcelo bëri vetëm 12 paraqitje në La Liga për skuadrën e Carlo Ancelottit sezonin e kaluar.

Kujtojmë se 34-vjeçari e mbylli në mënyrën më të mirë aventurën në kryeqytetin spanjoll, duke fituar në sezonin e fundit Ligën e Kampionëve she Superkupën e Spanjës.

Ai tani është futbollisti me më së shumti trofe të fituar në historinë e Real-it.

Ai më parë kishte ofertë edhe nga Lyon, por cili do jetë vendimi për të ardhmen e tij, pritet të shihet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore