Familja

Bateristi i “Guns N’ Roses”, Frank Ferrer me kërkesë për divorc pas 16 muajsh martesë me Magdalena Malicka-n


Bateristi i shquar i “Guns N’ Roses”, Frank Ferrer ka bërë kërkesë për divorc nga gruaja e tij prej 16 muajsh, fotografja, Magdalena Malicka.

Artisti 57-vjeç, i cili aktualisht performon me “Guns N’ Roses”, përmendi dallimet e papajtueshme si arsyetimin e ndarjes nga bashkëshortja e tij.

Dyshja u martuan në maj të vitit të kaluar dhe shënuan datën e ndarjes më 30 shtator, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

As Ferrer dhe as Malicka nuk kanë folur ende publikisht për përfundimin e martesës së tyre.

Tanimë ish-çifti, nuk kanë asnjë fëmijë, dhe aktualisht është e paqartë se kur e kanë filluar lidhjen e tyre.

Performuesi ka shpërndarë foto të shumta me gruan e tij të larguar në llogarinë e tij në Instagram gjatë vitit të kaluar.

Malicka së fundmi u shfaq në një grup fotografish që ishin realizuar gjatë një udhëtimi në Romë, dhe ai përfshiu një fotografi që tregonte se ajo po përgatitej ta puthte në faqe.

Ferrer fillimisht iu bashkua “Guns N’ Roses” në vitin 2006 pasi Bryan Mantia u largua nga grupi legjendar i rock-ut pasi ai mirëpriti një fëmijë.

Megjithëse interpretuesi fillimisht pritej të luante me grupin si një anëtar i turneut, por ai përfundimisht u ftua të qëndronte me grupin.

Bateristi, i cili gjithashtu ka interpretuar me akte duke përfshirë “The Psychedelic Furs” dhe “Tool”, mbeti me grupin gjatë turneut “Not in This Lifetime”, ku kitaristi dhe basisti i tij origjinal, Slash dhe Duff McKagan, u ribashkuan me grupin.

Muzikanti së fundmi përfundoi turneun “Guns N’ Roses 2023”, i cili përfundoi me një performancë në Foro Pegaso në Meksikë.

Në një intervistë dhënë më herët lidhur me eksperiencën e të qenit pjesë e “Guns N’ Roses”, ai pati theksuar vigjilencën që i është dashur ta ketë në përpjekje që grupi të prezantohej në mënyrën më të mirë.

“Kjo ishte sfida më e vështirë – gjetja e të tre epokave të ‘Guns N’ Roses’ dhe bashkimi i tyre në një mënyrë kohezive për të luajtur materialin e tyre”, pati thënë ai pos tjerash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore