
Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Dritës me rezultat 125:71, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 13-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Pejanët e nisën më mirë ndeshjen, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi deri në 17 pikë, me rezultat 32:15, sa përfundoi kjo pjesë.
Vendasit nuk u ndalën as në periudhën e dytë, për të thelluar epërsinë minutë pas minute, ndërsa në pushim shkuan me rezultat të thellë 68:31.
Peja vazhdoi dominimin në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ndërsa gjilanasit ishin të pafuqishëm dhe pothuajse të dorëzuar, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 102:55.
Basketbollistët e Pejës vetëm sa ngritën epërsinë në dhjetë minutat e fundit, duke triumfuar me rezultat 125:71.
Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 32 pikë e shtatë asistime dhe Ilter Erdem me 12 pikë, 11 asistime dhe tetë vjedhje të topave, kurse te Drita u dallua Isiah Johnson me 21 pikë dhe dhjetë kërcime.
Peja ka tetë fitore dhe pesë humbje, kurse Drita 13 humbje në 13 ndeshje.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?