Sport

Basketboll/ Kualifikueset FIBA Eurobasket 2025, Dardanët përballen me Danimarkën


Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të luajë ndeshjen e radhës për kualifikueset FIBA Eurobasket 2025. Dardanët do të përballen me Danimarkën më 28 nëntor, nga ora 19:00 në Pallatin e “Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë.

Dardanët hyjnë në këtë sfidë pas humbjes nga Norvegjia me rezultat 86:77. Këto takime zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese.

Tifozët e Kosovës, Dardanët pas afër dy vjetësh rikthehen në palestër, kurse për shkak të masave anti-Covid lejohen 10 % e tifozëve.

Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që ju kanë munguar shumë për shkak të pandemisë me Covid 19.

Lojtarët do të stërviten dy herë të shtunën, për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Kjo është hera e parë që Kosova luan përballë danezëve. Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në rezultat pozitiv, ndërsa angazhimi nuk do të mungojë në parket.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore