Përballje

Basketboll/ Drita përfundon stinorin vjeshtor pa fitore, mposhtet nga Bashkimi


Bashkimi e ka mundur Dritën, në takimin që u zhvillua në Prizren, për shkak të problemeve të gjilanasve me palestrën.

Prizrenasit shënuan fitore me shifrat 83:112, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së 14-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimin më mirë e nisën prizrenasit, duke pasur epërsi deri në 13 pikë, 8:21, dhe ishin më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 16:24.

Periudha e dytë ishte shumë më e baraspeshuar, me gjilanasit që u rikthyen shpejt dhe arritën të ngushtojnë shifrat në 45:46, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 45:51.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e tretë. Prizrenasit ishin shumë më të mirë në këtë pjesë, duke u shkëputur në 20 pikë, 51:71, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:87.

Në dhjetë minutat e fundit, basketbollistët e Bashkimit menaxhuan lojën dhe epërsinë, duke triumfuar me shifrat 83:112.

Te Drita u dalluan Qëndrim Demi me 29 pikë e 10 kërcime dhe Isaiah Johnson me 19 pikë e 10 kërcime.

Ndërsa te Bashkimi u dalluan Andi Shehu me 22 pikë e 10 kërcime, Julien Leëis me 20 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime, si dhe Bunjaku me 24 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.

Drita e përfundon stinorin vjeshtor me 14 humbje në 14 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, kurse Bashkimi ka tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore