Shqipëria

Bashkëpunimi gjyqësor mes Shqipërisë dhe BE-së është rritur me 40%


“Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale Eurojust, vetëm vitin e fundit janë regjistruar 20 çështje nga vendi ynë, ndërkohë që gjatë periudhës 2016-2020 janë regjistruar në total 84 raste të bashkëpunimit ndërkufitar, duke përfshirë hetime afatgjata shumë të suksesshme”.

Në bazë të këtyre shifrave, bashkëpunimi gjyqësor midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian është rritur me 40% në pesë vjetët e fundit.

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, e ka shpërndarë këtë informacion nëpërmjet medias sociale Facebook.

Sipas tij, në këtë rezultat ka ndikuar edhe rritja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Eruopol-it.

“Shqipëria dhe institucionet shqiptare janë partnerë të fortë dhe dinjitozë të BE-së”, vijon ai.

Për më tepër Lamallari shpreh bindjen se bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej.

Përkatësisht, me hapjen e zyrës së Prokurorit Ndërlidhës të Prokurorisë së Përgjithshme në Eurojust, apo me ndryshimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit strategjik mes Ministrisë së Brendshme dhe Europol-it.

Një vlerë të shtuar kanë për zëvendësministrin edhe krijimi i institucioneve të reja si SPAK apo BKH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore