Zgjedhjet në Shqipëri

Basha pas takimit me Varhelyi-n/ ‘PD vazhdon betejën e saj për ndryshim dhe demokraci në Shqipëri’


Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, mesditën e 5 majit, ka zhvilluar një takim me komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin të Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi.

Në qendër të diskutimit bëhet me dije se ishte zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Kryedemokrati i bëri të qartë se PD-ja do të vazhdojë betejën e saj për ndryshim dhe demokraci në Shqipëri.

Basha e njohu Komisionierin me manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor.

Kreu i PD-së nuk pranon të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Zgjedhje, ku PD-ja doli humbëse përballë Partisë Socialiste (PS), e cila fitoi mandatin e tretë.

Nga ana tjetër PS-ja i ka bëri thirrje PD-së që të bashkëpunojnë së bashku, në të mirë të popullit shqiptar.

Duke vënë theksin te shitblerja e votës, përdorimi  i personave me precedentë kriminal dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS-ja.

“Përdorim i paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve si dhe përdorimin e legalizimeve për vota”, u shpreh Basha.

Gjithashtu përmendi dhe faktin se fushata u tjetërsua, sipas Bashës, nga kupola drejtuese qeveritare në bashkëpunim nme persona që janë nën hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe personave në listën e zezë të SHBA-së.

Ai gjithashtu i bëri të ditur Varhelyi-t se PD-ja dhe kandidatët e saj kanë depozituar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime.

“Për këto kallëzime nuk ka patur asnjë veprim ndalues apo parandalues edhe pse ato janë depozituar muaj para datës së zgjedhjeve”, shtoi Basha.

Po ashtu Basha përmendi policinë e shtetit, e cila është përfshirë në mbrojtjen kontingjenteve të blerjes së votës.

“Ka fshehur, tjetërsuar dhe manipuluar fakte flagrante ku persona me precedent janë përfshirë në operacionin kriminal të blerjes së votave dhe shantazhit të votuesve”.

Basha nuk la pa falënderuar dhe ndihmën që BE-ja i dha Shqipërisë në luftën kundër armikur të panjohur.

“Falënderoi Varhelyi-n dhe Komisionin Evropian per sasinë e vaksinave që BE-ja i ka dhënë Shqipërisë. Si dhe për mbështetjen financiare për të lehtësuar pasojat ekonomike dhe shëndetësore”, e mbylli Basha.

Varhelyi ka zhvilluar më herët një takim dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Vizita e tij në Shqipëri lidhet me donacionin që BE-ja ka financuar për shpërndarjen e dozave të vaksinës Pfizer, anti-Covid.

Nga skema e BE-së për shpërndarjen e 651 mijë dozave për vendet e Ballkani Perëndimor, Shqipëria përfiton 145 mijë doza.

Gjatë mbrëmjes së 4 majit nga ky donacion kanë mbërrritur 4 mijë e 680 doza vaksine.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore