
“Zgjedhim të ardhmen, jo vetëm për veten tonë, për partinë tonë, familjen tonë, por për të ardhmen e Shqipërisë”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me qytetarët e Fierit, të dielën e 16 janarit, se dhuna nuk është mjet i demokratëve, referuar protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri së, Sali Berisha.
“Demokratët na kanë dhënë shumë besim. Askush prej nesh nuk ka të drejtë të abuzojë me këtë besim. Lidershipi i PD është në borxh me demokratët. Më 8 janar në kundërshtim me thirrjet tona u kalua një vijë e kuqe që na ndan dhe që duhet të na ndajë një herë e përgjithmonë. Me dhunë as nuk shantazhohen, as kërcënohen as detyrohen, as demokratët as kryesia, asnjë demokrat nuk i përgjigjet dhunës”.
Basha bëri thirrje për të lënë të shkuarën pas.
“Mos u dorëzoni para një pakice, kalorësve që kanë marrë gjithçka dhe që duan të jenë në karriget e përjetshme. Për ta janë gati që të ndryshojë kushtetuta. Ata janë pakica absolute. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin dhe meritojnë ta kenë. Është mision i ynë të sjellim ndryshimin”.
Nga ana e kryedemokratit nuk mungoi dhe kërkesa për bashkim e gjithë demokratëve.
“Le të ju shtrijmë dorën demokratëve të tjerë, për të qenë të gjithë bashkë”.
/Albanianpost.com