Shqipëria

Basha: Kjo që po ndodh me aeroportin është dështimi i Edi Ramës


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Lushnje ka reaguar për protestën e kontrollorëve të Albcontrol duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

“Dështim në ekonomi, dështim në shëndetësi, dështim në arsim, dështim në gjithçka. Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari”.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve të Lushnjes për të votuar me “25 prill për ndryshimin”.

“Në dorën tonë është të rihapim rrugën e Shqipërisë anëtare të Bashkimit Evropian, e Shqipërisë me ekonomi që rritet, që  prodhon vende pune, që siguron paga, që e mban rininë këtu afër familjeve tyre”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore