Shqipëria

Basha, mesazh ngushëllimi për vdekjen e Bob Dole-s


Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Sipas Bashës, Dole ishte një nga zërat më të fortë dhe përcaktues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.

Ai ka kujtuar bisedën e fundit me të, ku thotë se ndau urimet dhe dëshirat e tij për Shqipërinë e Kosovë.

Kam akoma të freskët bisedën e fundit me Senatorin Dole, javë përpara zgjedhjeve, këshillat, urimet dhe dëshirat e tij për Shqipërinë dhe Kosovën”, shkruan Basha.

Ai vdiq në moshën 98-vjeçare.

Në shkurt, Dole zbuloi se ai ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive të fazës 4 dhe tha se po fillonte trajtimin.

Bob Dole kishte një rol vendimtar me kontributin e tij ndaj çlirimit dhe lirisë së Kosovës.

Vizita e tij në vitin 1990 në Prishtinë shënon kthesën vendimtare për vendin.

Ajo shpalosi qartë në arenën ndërkombëtare realitetin e hidhur, shkeljen dhe abuzimet e të drejtave njerëzore që po ndodhnin në Kosovën e viteve 90-t nga regjimi serbo-jugosllav.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore