Kosova

Basha: Kryeministri ka punë më të mençura sesa Asociacioni


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ripublikuar videon e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në makinë e cila fillimisht ishte publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, të tij dhe më pas ishte fshirë.

Sipas Bashës, agjenda e ditës për të cilën Kurti kishte folur në videon e publikuar në ‘Facebook’ janë më të rëndësishme sesa Asociacioni.

“Një video e shkurt e Kryeministrit për Asociacionin! Hajgare, Asociacioni është temë e studiove, Kryeministri ka punë ma t’meçme”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Video-ja të cilën e kishte publikuar Kurti ishte rrugës për në Gjakovë, mirëpo që pastaj ishte hequr menjëherë.

Në përmbajtjen e video-s së kryeministrit tregohej agjenda e ditës së premte e kryeministrit Albin Kurti i cili kishte treguar se është nisur për në Gjakovë pas konferencës “Diaspora flet”.

“Mirëdita të gjithëve, nga konferenca ‘Diaspora flet’ e cila nisi dje e vazhdon edhe nesër, organizuar nga GERMIN me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës, tash jam në rrugën për në Gjakovë e mandej edhe në Krushë të Madhe”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Unë prezantova politikat e qeverisë për mërgatën tonë, nga votimi në ambasada e konsulata, te mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve”, kishte thënë Kurti në video.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore