Shqipëria

Bardhi thirrje Nikollës: KLSH duhet të raportojë nesër në Kuvend, s’e keni përfshirë


Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka kërkuar që të futet në rend dite raportimi i kreut të Lartë të Shtetit.

Sipas tij, duhet të mblidhet Komisioni i Ekonomisë dhe të futet në rendin e ditës raportimi i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë që mos të bëhet raportimi i KLSH-së.

Në Komisionin e Ekonomisë, sipas tij, u përpoq që të intimidohej kreu i KLSH-së.

“Jemi detyruar të bëjmë seanca shtesë në fund të korrikut në shkelje të kalendarit për të mbuluar mbylljen e miratimit të rezolutave brenda këtij sesioni për shkak se bëhet fjalë për detyra që ne u lëmë institucioneve kushtetuese. Në mënyrë të pashpjegueshme ju nuk jeni përfshirë as sot as nesër. Raportimi në kuvend të një institucioni kushtetuese të KLSH-së. Ka ndodhur dhe ne do të duhet të dënojmë në shkelje të kushtetutës të ligjit të shteti. KLSH është vënë para një situatë të pa ndodhur në 34 vite në kuvend kur një rast të vihet një punojnë se administratës publike përballë kreut të KLSH”, ka thënë Bardhi.

“Po shpikni procedura. Kryetare rezoluta apo draft rezoluta është lexuar nga komisioni i Ekonomisë. Duhet të mblidhet sot të miratojë draft rezolutën dhe KLSH brenda këtij sesioni do të duhet të ftohet për të raportuar ditën e nesërme në seancën plenare. Keni shkelur çdo afat të miratuar nga seanca plenare. Mundësoni që Komisioni Ekonomisë të mblidhet sot dhe të fotni dhe të përfshini në rendin e ditës raportimin e KLSH-së”.

Kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi, i është përgjigjur kërkesës së Bardhit duke thënë se po presin ende përgjigje nga kreu i KLSH-së në lidhje me skandalin te Onkologjiku.

“Nuk përmban asnjë habi qëndrimet e hallakatura të, që s’mund ti thuash as grup. Shpresoj që Bardhi të jetë iluminuar mbi nënkomisionin që sapo miratuam, ku një anëtar dha dorëheqjen sapo kishim rënë dakord. Bardhi t’i kërkoj ndjesë partnerëve ndërkombëtar. Moza Dhëmbi, ushtron një funksion për të cilin KLSH ka kërkuar shkarkimin nga detyra. Është precedent i ri për Komisionin e Financave, por ditën që vëmendjen tonë erdhi shkarkimi nga detyra i një njeriu i një rangu të lartë, i cili vjen për të mbrojtur buxhetin i kërkuam që të sqaronte motive dhe arsyet që e kanë çuar në një masë të tillë ekstreme një punonjëse për të cilin grupi i PD-së ishte shqetësuar. Skandali i Onkologjikut, është deklaruar e kallëzim penal, kemi pyetur a ka patur a jo dhe s’kemi ende një përgjigje. Në këtë kontekst, ua thash s’ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj. Po vijon përgatitja për projektrezolutën e KLSH”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore