
Në rendin e ditës në seancën e sotme parlamentare është futur projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Sakaq, pritet të ketë debate për shkak të përplasjes mes opozitës.
Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.
Bardhi, në cilësinë e kreun e grupit, kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn dhe të vendosë Oerd Bylykbashin.
“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.
Bardhi propozon deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
Policia bën bilancin e nëntorit: 104 operacione të finalizuara dhe 700 persona të vënë në pranga
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Ademajt