Përballje

Barcelona shkatërron Sevilla-n, thellon epërsinë e pikëve ndaj Real Madrid-it


Ndeshja e fundit e së dielës në La Liga mes Barcelonës dhe Sevilla-s përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga blaugranët, por ata nuk i shfrytëzuan mundësitë që kishin në pjesën e parë.

Barcelona e shfrytëzuan këtë fitore për të rritur distancën e pikëve me Real Madrid-in, pasi këta të fundit humbën kundër Mallorca-s me rezultat 1:0.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të, të cilin e shënoi Jordi Alba pas asistimit të Franck Kessie-t.

Në minutën e 12-të, Gavi shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Ndërsa pas vetëm nëntë minutave, Raphinha shënoi golin e fundit të ndeshjes për të siguruar plotësisht fitoren e Barcelonës.

Momentalisht, Barcelona radhitet në pozitën e parë me 53 pikë, tetë më shumë se Real Madrid-i.

Kurse Sevilla, janë në vendin e 16-të me 21 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore