Përballje

Barcelona shënon fitore minimale ndaj Sevilla-s


Barcelona e ka mposhtur Sevilla-n me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të në La Liga-n spanjolle.

Pjesa e parë e këtij takimi nuk dhuroi shumë raste për gol, me dyja skuadrat që treguan futboll të mbyllur.

Në pjesën e dytë, Barça ishte më kërkuese dhe arritën ta gjejnë golin.

https://twitter.com/BaggioM10/status/1510717239351152642?s=20&t=yuj1AI-MGOdWFusjpW_evA

Ishte talenti Pedri, i cili me një veprim fantastik në hyrje të zonës, arriti të shënojë një gol të bukur për ta kaluar Barcelonën në epërsi.

Pas këtij suksesi, Barcelona është ngritur në vend të dytë në renditje, me pikë të barabarta me vendin e tretë dhe të katërt (Atletico Madrid dhe Sevilla) dhe me 12 pikë prapa liderit Real Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore