Sport

Barcelona prezanton Gundogan-in


Ilkay Gundogan është prezantuar si futbollist i Barcelonës. Ai u transferua te klubi katalanas para pak ditësh, duke mbërritur si agjent i lirë nga Mnachester City.

Klubi katalanas ka njoftuar afrimin e ish-kapitenit të kampionëve të Anglisë, i cili edicionin e fundit fitoi tripletën me skuadrën e Pep Guardiola-s.

32-vjeçari, autor i 67 ndeshjeve dhe 17 golave me kombëtaren e Gjermanisë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Barcelonën, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Një gjë është e çuditshme – se në kontratën e tij është vendosur një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro.

Kujtojmë që ai ishte pjesë e City-t që nga vera e vitit 2016, kur ishte transferuar nga Borussia Dortmund për 27 milionë euro.

Ai në total ka luajtur 304 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e City-t, prej të cilave ka shënuar 60 gola dhe ka dhuruar 40 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore