Ferran Torres dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje personale, por marrëveshja me City-n në këto momente duket e pamundur.
Futbollisti është shprehur ditëve të fundit shumë i lumtur për interesin e Barcelonës.
Sipas gazetës katalunase, Sport, Ferran Torres është i gatshëm që të pranojë uljen e pagës vetëm që të kthehet në Spanjë.
Kjo për shkak se te Manchester City, Ferran nuk po gjen minutat që priti të kishte.
Këtë sezon futbollisti e ka nisur shumë mirë, por lëndimi që pësoi në ndeshjen me Italinë e detyroi spanjollin që të mbyll vitin 2021.
Ai pritet që të kthehet në fushën e blertë në gjysmën e muajit janar.
Barcelona ka shprehur interesim për të, dhe gjatë të enjtes, drejtuesit e klubit katalunas, më saktësisht zv. Presidenti Mateus Alemany, vizituan zyrat e klubit anglez.
Fillimisht u mendua se Barcelona nga City do të kërkonte shërbimet e Raheem Sterling, por kjo nuk ndodhi.
Lojtari i City-t të cilin bluagranët dëshirojnë ta kenë në dispozicionin është Ferran Torres.
Madje, klubi ka arritur marrëveshje me lojtarit, por ata nuk mund t’i paguajnë anglezëve atë që kërkojnë.
Qytetarët për shërbimet e Ferran Torres kërkojnë 70 milionë euro, shifër kjo që është e pamundur për Barcelonën në çdo mënyrë.
Katalunasit propozuan huazim me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 40 milionë euro, shifër kjo që Manchester City menjëherë e refuzoi.
Dëshira e futbollistit mund t’i ulë skuadrat në bisedime përsëri, por për momentin, transferimi i Ferran Torres në “Camp Nou”, duket thuajse i pamundur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit