
Ndeshja mes Barcelonës dhe Cadiz-it përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.
Dueli ishte plotësisht e dominuar nga blaugranat, por ata e kishin të vështirë të gjenin golin.
Me këtë fitore Cadiz ka dal nga zona e rrezikshme, e cila do t’i dërgonte në ligën e dytë të Spanjës.
Kjo ishte disfata e parë e Barcelonës, pas 12 ndeshjeve pa asnjë humbje.
Goli i fitores për Cadiz erdhi në minutën e 48-të me anë të Lucas Perez.
Barcelona kishin mundësi të shumta për të barazuar rezultatin, por nuk i shfrytëzuan siç duhet.
Në minutën e 89-të, Aubameyang kishte një mundësi shumë të mirë, por portieri i Cadiz, Jeremias Ledesma i pamundësoi barazimin katalunasve.
Momentalisht, Barcelona radhiten në pozitën e dytë me 60 pikë, ndërsa Cadiz janë në vendin e 16-të me 31 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com