Përballje

Barcelona mposht Elche-n


Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme, njëkohësisht edhe shumë të vështirë përballë Elche-s, me rezultat 1:2, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 27-të në La Liga-n spanjolle.

Pjesa e parë, ashtu sikurse e gjithë ndeshja u dominua nga katalunasit, por kur ata shpërdoruan shumë raste, golin e para e gjeti Elche.

Ishte funti i pjesës së parë, kur spanjolli Fidel, kaloi ekipin e tij në epërsi, pas një depërtimi individual në zonë.

Mirëpo, në fraksionin e dytë, mysafirët arritën ta përmbysnin rezultatin duke shënuar dy herë dhe duke e fituar sfidën.

Ferran Torres arriti fillimisht ta barazojë rezultatin në minutën e 60-të, kur pas asistimit të Jordi Alba-s, nuk e pati aspak të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë.

Gjastë minuta para se të përfundonte takimi, gjyqtari Alejandro Hernandez e konsultoi VAR-in dhe i dha Barcelonës penallti.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Memphis Depay, i cili shënoi për 1:2, rezultat me të cilin dhe përfundoi takimi.

Falë kësaj fitoreje, Barcelona është në vend të tretë në renditjen tabelare me 48 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid që ndodhet një vend më poshtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore