
Çerekfinalja e Copa Del Rey mes Barcelonës dhe Real Sociedad-it përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.
Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Barcelona, por katalunasit e kishin të vështirë të shënonin.
Në pjesën e parë, në minutën e 40-të, mesfushori i Real Sociedad-it, Brais Mendez u ndëshkua direkt me karton të kuq, dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë.
Më pas, blaugranët e shfrytëzuan këtë mungesë, duke dominuar të gjithë ndeshjen, por nuk po arrinin të shënonin.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 52-të, i cili u shënua nga Ousmane Dembele.
Kujtojmë, se në gjysmëfinale, Barcelona do përballet me fituesin e ndeshjes Valencia – Athletico Bilbao.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant