Sport

Barcelona i ofron kontratë të re Busquets-it


Sergio Busquets me shumë gjasë do të vazhdojë të luajë te Barcelona edhe në sezonin e ardhshëm.

Veterani spanjoll është në vitin e fundit të kontratës me klubin e tij, por mediat në Spanjë raportojnë që atij do t’i ofrohet opsioni për ta vazhduar atë edhe për një vit tjetër, pra deri në verën e vitit 2024.

34-vjeçari ishte i lidhur me një transferim në futbollin amerikan te skuadra e Inter Miami-t, por duket që ai do ta refuzojë atë ofertë, për të qëndruar edhe një vit te skuadra e tij.

Në anën tjetër, edhe skuadra arabe, Al Nassr thuhet se i ka ofruar atij një kontratë të majme, por mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij pasi ta përfundojë karrierën te klubi ku u rrit.

Kujtojmë që Busquets është produkt i akademisë së Barcelonës, i cili iu bashkua ekipit të parë në verën e vitit 2008.

Deri më tani ai ka luajtur në 712 ndeshje me fanellën e Barçës, prej të cilave numëron 18 gola dhe 44 asistime.

Tre Liga të Kampionëve, tetë La Liga janë disa prej trofeve që ai ka fituar me fanellën e klubit katalanas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore