
Barcelona është duke eksploruar mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit të Inter-it, Marcelo Brozovic në huazim deri në fund të sezonit, sipas Mundo Deportivo.
Brozovic, 30 vjeç, ka qenë i lidhur me Barcelonën gjatë gjithë janarit. Një marrëveshje e mundshme shkëmbimi me Franck Kessie duke lëvizur në drejtimin tjetër është raportuar gjithashtu.
Barcelona supozohet se do të ishte e etur për nënshkrimin e Brozovic, por situata e tyre e ngushtë financiare e bën të vështirë çdo marrëveshje me Inter-in këtë muaj.
Prandaj, ata mund të sugjerojnë një hua deri në verë me një çmim të dakorduar paraprakisht për ta bërë lëvizjen e përhershme në fund të fushatës.
Pavarësisht se Barcelona kanë mesfushorë shumë të mirë dhe premtues, me largimin potencial të Sergio Busquets, blaugranët kërkojnë një mesfushorë me përvojë, dhe zgjedhja e tyre e preferuar duket që eshtë kroati.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com