Lajme

Barbano takon komandantin e KFOR-it: Sundimi i ligjit është thelbi i një mjedisi të sigurt


Ozkan Ulutas dhe Giovanni Pietro Barbano

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, të premten ka takuar komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutas.

Përmes një postimi në platformën sociale, X, Barbano, ka njoftuar se në takim me komandantin e KFOR-it, është diskutuar se sa është e nevojshme sundimi i ligjit për një mjedis të sigurt.

“Shkëmbyem disa nga shënimet tona lidhur me përkushtimin tonë për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe koordinimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet reaguesve të dytë dhe të tretë të sigurisë në Kosovë”, ka njoftuar Barbano, pas takimit.

Ndryshe javë më parë, Barbano, kishte takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, për të diskutuar për sfidat aktuale të sigurisë në vend.

“Theksova përkushtimin e EULEX-it, si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, për të mbështetur stabilitetin, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, kishte shkruar ai pas takimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore