Shqipëria

Balluku: Përfundoi investimi në një nga nënstacionet elektrike të Karavastasë


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Zëvëndëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe, kanë inspektuar, më 23 shkurt, investimin e përfunduar në një nga nënstacionet elektrik të Karavastasë. Balluku bëri një pasqyrë të këtij investimi.

“Është investim i nisur nga Operatori i Shpërndarje së Energjisë Elektrike (OSHEE). Ka dhënë rezultatet e para pozitive pas ditëve me shumë shi që nga fillimi i dhjetorit e deri para pak ditësh”.

Ministrja deklaroi se ky është një nga nënstacionet më të rëndësishme, pasi furnizon me energji elektrike disa hodrovorë.

“Nga ky investim do të përfitojnë 1 mijë banorë si dhe një sërë biznesesh agro-përpunuese, të cilat ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë.”.

Ajo shtoi duke thënë se nuk ka ndryshuar ndonjëherë çmimi për pagesën e faturës së energjisë.

“Çmimi nuk është rritur kurrë dhe është një çmim konstant. Bizneset kanë kaluar në planin e 35 kË dhe pagesa e faturës së energjisë është një detyrim i secilit prej nesh”.

Për më tepër Balluku deklaroi se po bëhen investime të mëdha në zonën e Karavastasë, pjesa më e madhe në zonen e Divjakës dhe në zonën e Fierit. Pasi sipas saj shumë punë do të shtohen pasi kërkohen kapacitete të reja dhe për zhvillimin e turizmit

“Investimet në hidrovorin e Divjakës, i cili është më i madhi dhe më i rëndësishmi në vend që nga koha e Enver Hoxhës”.

Balluku tha se sot problemi identikohet përmes sistemeve automatike të kontrollit, dhe koha e riparimit është më e shkurtër.

“Ne po investojmë kudo në sisteme të automatizuara, të cilat na shkurtojnë kohë përsa i përket identifikimit të avarive si dhe riparimit të tyre”.

Gjithashtu Balluku tha se ndërtimi i parkut fotovoltaik në Karavasta do të jetë më i madhi në Ballkan.

“Do të ulim sasinë e importit dhe do të investojmë më tej për të prodhuar energji”.

Sipas ministres Ballukut do të ndërtohet një muze elektroenergjetik.

“Në çdo nënstacion nuk do preket ajo që ka qenë të tilla si pajisje që meritojnë të vendosen në muze. Ku të shihet se si ka evoluar teknologjia. Do të krijohet një hapësirë për fëmijët për të parë se si ka qenë teknologjia dhe se si kanë punuar deri dje”, e përmbylli Balluku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore