Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në takimin me përfaqësuesit e transportit publik, të premten e 18 marsit tha se linjat e autobusëve nuk duhet të rrisin çmimin e biletave.
“Rritja e çmimit të biletës për ne nuk është e pranueshme në këto momente, ashtu si ju e dini e jeni dakort me këtë”.
Kjo, pavarësisht rritjes së çmimit të karburantit kohët e fundit, sepse Qeveria do të kompensojë 100 lekë për çdo litër.
“Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë që ju përdorni për transportin tuaj. Do të bëjmë kompensimin real të naftës”.
Më tej, ajo ka shpjeguar se ky kompensim “do të vijë nëpërmjet Drejtorisë së Tatimeve, duke qenë se ata kanë të gjitha të dhënat. Dhe ne do u referohemi të dhënave nga konsumi që keni pasur një vit më parë, pasi është e pamundur që t’i referohemi konsumit aktual. Do të kishte vonesë dhe do kishte abuzime”.
Gjithashtu, Balluku këshilloi përdoruesit e automjeteve t’i kthehen transportit urban.
Ministrja gjithashtu pati dhe kritika për transportin urban, duke thënë se duhet të rrisë cilësinë e shërbimit që ofron dhe korrektësinë e orareve.
“Diçka për të cilën qytetarët ankohen e vuajnë dhe të jetë në legjitimitet të plotë se ky sektor ka dhe një problematikë, për sa u përket ndërhyrjeve nga subjektet e palicensuara”, përmbylli Balluku.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel