Shqipëria

Balluku, nisin fluturimet në Rinas


Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka bërë me dije se ditën e sotme, datë nëntë prill, prej orës 09:00 do të fillojnë operimet në aeroportin e Rinasit.

“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare, kthehen në normalitet”, ka shkruar ministrja në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Ky njoftim i ministres vjen pas grevës së AlbControl-it dhe bllokimit të fluturimeve dhe gjithë hapësirës ajrore shqiptare.

Tanimë, prej orës 09:00 fluturimet do të jenë të hapura për të gjitha shërbimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore