Përballje

Ballkani dhe Shkupi luajnë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e tyre


Sonte (e enjte) do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës “Play-Off” në Ligën e Konferencës ashtu edhe në Ligën e Evropës.

Në mesin e tyre do të ballafaqohen edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi.

Dy skuadrat shqiptare do ta zhvillojnë duelin e tyre më të rëndësishëm në histori, pasi fitorja do të thotë kualifikim në grupet e një gare evropiane që më parë nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup kishte përfunduar me rezultat 1:2 në favor të Ballkanit, andaj ekipi nga theranda ka një përparësi në këtë takim.

Klubi i Ballkanit ka njoftuar se të gjitha biletat e këtij takimi tashmë janë shitur dhe pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore