Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar për rizgjedhjen në krye të shtetit, Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, i cili për herë të dytë zgjidhet në këtë post, pas mandatit të parë shtatë-vjeçar.
Mirëpo, Balla, përtej urimit të politikanit italian, nuk ka ngurruar që përmes postimit të tij, të thumbojë edhe presidentin shqiptar, Ilir Meta.
“Urimet më të mira Presidentit të Italisë Sergio Mattarella për rizgjedhjen! Ai është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal”.
Në këto rreshta, Balla përforcon një linjë që Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama, kanë ndjekur tashmë prej disa kohësh. Meta sipas tyre, nuk është një president normal, për shkak të vazhdimit të angazhimit të tij politik, edhe në rolin që ka mbi palët.
Madje, socialistët, Metën e kanë shkarkuar nga detyra dhe presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të vulosur ose jo aktin politik.
Megjithatë, edhe vetë kryeministri Rama – mbi të gjitha javët e fundit – ka bërë publik faktin se socialistët, pas përfundimit të detyrës nga Meta (kurdo të jetë ajo datë), do t’i japin shqiptarëve një “president normal”.
Normal, sipas Ballës, ashtu si është edhe Mattarella në Itali!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare, Gerti Bogdani
-
Rimbursimi i taksave të paguara nga profesionistët e lirë, PD dorëzon nismën ligjore
-
Pjesë e grupit kriminal, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-shoferit të Ministrisë së Brendshme
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?