Shqipëria

Balla përgëzon Policinë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kukës


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për mbarëvajtjen në zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator, duke gjetur rastin edhe të urojë kryetarin e ri të bashkisë veriore, Albert Halilajn.

“Përgëzime KQZ dhe Policisë së Shtetit për organizimin dhe mbarëvajtjen sipas standardeve më të mira të këtyre zgjedhjeve të pjesshme, ku meritë kanë banorët e kësaj bashkie si dhe kandidatët bashkë me ekipet e tyre elektorale për zhvillimin e një fushate zgjedhore konkurruese dhe të qetë”, shkruan Balla përmes një postimi në median sociale Facebook.

Po ashtu, duke ardhur nga radhët e socialistëve vetë, ai thekson se ky është një rezultat historik në bastionin e dikurshëm demokrat, i cili flet qartë për besimin dhe për pritshmëritë e qytetarëve ndaj PS-së.

PS shpall fitoren në Kukës, demokratët me humbje më të thellë se 14 maji

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore